75 Mall Live Search
13:52 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Veteranët takojnë ambasadorin e Turqisë, kërkojnë mbështetje për drejtësi në Gjykatën Speciale

Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë vizituan sot Ambasadën e Turqisë, ku u takuan me ambasadorin Sabri Tunç Angili.

Në njoftim e OVL të UÇK-së thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për padrejtësitë që, sipas tyre, po ndodhin në proceset e Gjykatës Speciale.

“OVL e UÇK-së shprehu mirënjohje për ambasadorin Sabri Tunç Angili dhe shtetin turk për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kërkoi që Turqia të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Organizata theksoi rëndësinë e miqësisë së gjatë mes dy popujve dhe shpreson në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen./Indeksonline/’