Veterani 35-vjeçar rikthehet te United, stërvit me skuadrën e Ten Hag

Qendërmbrojtësi i Irlandës së veriut, Jonny Evans është rikthyer te Manchester United.
Mediat angleze raportojnë se 35-vjeçari javën e fundit ka stërvitur me skuadrën e Erik Ten Hag, shkruan IndeksOnline.
Evans është futbollist i lirë që nga 30 qershori, pasi i ka skaduar kontrata me Leicesterin dhe është duke kërkuar një klub të ri.
Ai ka marrë leje nga Manchester United të stërvitet në selinë e tyre në Carrington, ndërsa thuhet se ka impresionuar zyrtarët e klubit me ‘cilësinë dhe përvojën’ e tij.
Drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë theksuar se irlandezi e ka gjithmonë derën e hapur për një rikthim në klubin.
Evans është futbollist nga akademia e Manchester Unided derusa ka bërë 198 paraqitje nga viti 2007 deri në 2015, para se të transferohej te West Bromwich Albion, ku qëndroi tre sezone./IndeksOnline/