Veterani i Luftë së Dytë Botërore ndërroi 4 autobusë për të nderuar viktimat e Zelandës së Re
Një veteran 95-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, thotë se ai ishte aq i pikëlluar nga sulmet e tmerrshme të xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, sa ai ndërroi katër autobusë për të ndjekur një marsh solidarizmi kundër racizmit në Auckland.
John Sato tha për Radio Zelandën e Re se nuk mund të fle natën pas sulmeve terroriste të 15 marsit që la 50 të vdekur.
“Kam qëndruar zgjuar gjatë natës, nuk kam fjetur shumë mirë që nga ajo kohë, ishte kaq e trishtuar, mund të ndjesh vuajtjet e njerëzve të tjerë”, tha Sato.
Kështu që ai vendosi të shkonte në marsh të dielën në çfarëdo mënyre qoftë nga shtëpia e tij në periferi të Auckland të Howick, shkruan IndeksOnline.
Ninety-five year old John Sato was determined to join the march against racism in Auckland over the weekend.
— RNZ (@radionz) March 27, 2019
So determined, he took four buses to get there ??? pic.twitter.com/f9FLjJsgwZ
Gjatë rrugës, ai u mbështet në krahët e një oficeri policie dhe një burri tjetër. Momenti u kap në një fotografi të marrë nga Alexa Unrein, e cila gjithashtu po merrte pjesë në marsh.

Sato, nëna e të cilit është skoceze dhe babai është japonez, pranon se nuk është aq në kontakt me botën moderne. Por sulmet në Christchurch e nxitën atë të tregonte solidaritet me komunitetin musliman dhe kundërshtimin ndaj racizmit. /IndeksOnline/
? Saddened by the Christchurch terror attacks and moved to take a stand against hatred, 95-year-old John Sato caught four buses into central Auckland, so he could join the rally against racism. He shared his story with Chen Liu. https://t.co/U9KTCw91eq
— Checkpoint (@CheckpointRNZ) March 26, 2019