75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / S Z

Veterani i luftës proteston para kuvendit, kërkon formimin e institucioneve

Për të 48-tën herë me radhë deputetët do të mblidhen sot, në përpjekje për të konstituuar kuvendin.

E veterani i luftës Lulzim Prokshi, ka udhëtuar nga Drenasi, për të protestuar para kuvendit, lidhur me ngërçin politik.

I veshur me uniformën e UÇK-së dhe me një pankartë në duar, ai po kërkon zgjidhje të situatës.

Prokshi po kërkon nga siç i quan ai uzurpatorët, të largohen nga aty, për të mundësuar formimin e institucioneve.

“Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit e në vazhdim”, thuhet në pankarten e Prokshit./Indeskonline/