08:44 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Veterani i Luftës së Dytë Botërore merre mbi 50.000 urime për ditëlindje

Një veteranë i Luftës së Dytë Botërore ka festuar ditëlindjen e 96-të në një mënyrë më speciale.

Duane Sherman është befasuar kur ka parë që në adresën e tij kanë ardhur 55.000 karta urimi për ditëlindje, transmeton Indeksonline.

Në këtë ditë speciale për të Sherman kujtoi shokët e tij që kanë vdekur.

Befasinë për ditëlindje ia kishte përgatitur vajza e tij Sue Morse. Ajo kishte bërë kërkesë në një grup të veteranëve që nëse ka mundësi që të gjithë t’i dërgojnë nga një kartë urimi.

“Unë doja që ai të ndihej special në ditëlindjen e tij”, u shprehë vajza e tij Morse. /Indeksonline/