Veterani i UÇK-së vendos të largohet nga Kosova: Shpresat për një jetë më të mirë janë shuar!
Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka vendosur ta braktisë Kosovën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se ka aplikuar për vizë. Qeriqi beson se në vitin e ardhshëm do të largohet nga Kosova.
Veterani i UÇK-së thotë se shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë janë shuar.
“Sot aplikova për termin për vizë drejt perëndimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, ka shkruar Qeriqi.