75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Veternik: Kolona që ua lodh shpirtin shoferëve çdo mbrëmje e mëngjes!

Kolonat e shkaktuara rrugëve të Prishtinës, por edhe në dalje në të shumtën e rasteve bëhen të mundimshme për secilin pjesëmarrës në trafik.

Por e ngjashme ishte situata edhe mbrëmë.

Në disa pamje të dërguara në redaksinë e portalit Indeksonline shihet qartë se sa e mundimshme është të kalosh nga Veterniku e tutje.

Edhe më e tollovitur është bërë gjendja që nga fillimi i punimeve të rrethrrotullimit në këtë anë.

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku deklaroi ditë më parë se pritet që në fund të marsit të përfundojnë këto punime, ku është shtuar edhe forca punëtore dhe makineritë./Indeksonline/