75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje fajëson gjithë deputetët që e votuan Gjykatën Speciale

Lëvizja “Vetëvendosje” ka fajësuar gjithë deputetët që e votuan Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, LVV konsideron se ata shqiptarë që kontribuojnë në normalizimin e Serbisë pa e njohur ajo Kosovën dhe pa dënuar krimet e luftës që ka bërë, njëkohësisht i kontribuojnë edhe gënjeshtrës serbe për “shqiptarët kriminelë”.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik, për të cilin mbajnë përgjegjësi gjithë ata që e votuan në parlament”, thuhet në njoftim.

Partia e Kurtit më poshtë ka postuar edhe një video: