19:47 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Vetëvendosja pa Albin Kurtin do të ishte boshe”

Analisti politik, Valon Syla, duke komentuar zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, ka thënë se Glauk Konjufca është “personi më neutral” në këtë parti.

“Glauk Konjufca është më neutral sepse një kohë nuk është afër me Albinin por nuk ishte as i afërt me Shpend Ahmetin dhe grupit tjetër”.

“Edhe në rastin e jahtës, Glauk Konjufca tha që Shpend Ahmeti duhet të japë përgjegjësi përderisa të tjerët nuk flinsin, shohim se ka objektivitet më të madh në Vetëvendosje”.

“Rexhep Selimi, Shqipe Pantina, Aida Dërguti dhe një pjesë e madhe e deputetëve janë një grup, apo fraksion që tash po vërehet se i ka punët keq me Vetëvendosjen e Albin Kurtit”.

Syla në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur edhe për atë që e ka cilësuar mentalitet politik në Kosovë – idenë e liderit të pazëvendësueshëm.

Madje ai e ka krahasuar edhe idenë e largimit të Kurtit nga Vetëvendosja me largimin e mundshëm të Ibrahim Rugovës nga LDK-ja sa ishte gjallë.

“Mund të jetë koncepti i një ideje të pazëvendësueshmit të tij në parti, është një figurë historike e asaj partie dhe do të jetë problem”.

“Njejtë sikur AAK nuk ka kuptim pa Ramush Haradinaj dhe vëllezërit Haradinaj e as AKR pa Pacollin nuk ka kuptim”.

“Vetëvendosje pa Albin Kurtin do të ishte boshe”.

Por analisti Syla nuk e ka përjashtuar mundësinë e një fraksioni në Vetëvendosje.

“Thyerja mund të jetë ndarje dhe dalje nga partia”.

“Janë vetëm dy zgjedhje, kush pajtohet do të jetë me Albinin dhe të tjerët do të dalin të krijojnë fraksion të ri politik”.