75 Mall Live Search
12:28 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje bën ankesën e parë, vendimi gjatë ditës

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shtyhen pak orë, ose edhe për një ditë pasi PZAP-i ka pranuar sot një ankesë.

Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka dërguar një ankesë, lidhur me administrimin e votave të diasporës në QNR.

Mulë Desku ka thënë se ankesa është në fazën e shqyrtimit dhe se ajo pritet të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.

Nëse nuk do të kishte ankesë, rezultatet përfundimtare pritej të publikoheshin sot pas orës 14:00./Indeksonline/