Vetëvendosje beson tek Agron Avdijaj/ Kandidat për të marrë udhëheqjen e Istogut

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Agron Avdijaj ka bërë me dije se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Istogut.
“Ju njoftoj që sot kam marr besimin nga Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog që të jem kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut”, ka njoftuar ai, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Istogut,
Ju njoftoj që sot kam marr besimin nga Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog që të jem kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut.
Me këtë rast, falenderoj delegatët e këshillit për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
Tani, kemi një përgjegjësi të madhe që së bashku me ekipin profesionist, bashkarisht dhe me ndershmëri të punojmë për një qeverisje komunale ndryshe dhe në shërbim të qytetarëve.
Për ta mundësuar këtë, na duhet mbështetja dhe besimi juaj në zgjedhjet lokale.