10:04 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje dhe AKR bëhen bashkë në dy koalicione “gjigante” në Kosovë

Kryetari aktual në Mitrovicë, Agim Bahtiri për Indeksonline ka bërë të ditur se Aleanca Kosovare e Re do të nënshkruaj sot dy marrëveshje me Vetëvendosjen.

Bahtiri ka treguar se këto marrëveshje do të bëhen për Prishtinën dhe Mitrovicën.

“Ne sot do të nënshkruajmë marrëveshje me VV në Mitrovicë dhe në Prishtinë. Jemi komod për të dal të parët në Mitrovicë” ka thënë ai për Indeksonline.

Bahtiri koalicionin PDK-AAK e ka quajtur të pafuqishëm që nuk do t’i sjell ndonjë votë PDK-së.

Ai ka shtuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është jo i fuqishëm dhe se disa nëndegë të AAK-së e përkrahin atë në garën për balotazh në Mitrovicë.

“Marrëveshjen e shoh normale. Çdo kush ka mundësinë ti bashkëngjitet një partie. Por një është e saktë, nuk e ka legjitimitetin e partisë. Kandidati për kryetari i AAK-së i ka pas 500 vota dikund nese nuk gaboj, ndërsa krejt partia 1300. AAK e përkrah Bahtirin, disa nëndegë kanë ardh të unë, e disa tjera priten me ardh. Prandaj mendoj se ai nënshkrim është i pafuqishëm dhe nuk i sjell vota PDK-së” ka thënë Bahtiri.

Sot, në Mitrovicë, në mes të degës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është nënshkruar koalicioni për zgjedhjet lokale në Mitrovicë që mbahen më 19 nëntor./Indeksonline/