VV-LDK, takohen nesër sërish
Nesër do të mbahet takimi i radhës mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë për klankosova.tv se temat që do të diskutohen janë fusha sociale, energjetika si edhe kultura e rinia.
Takimi do të mbahet nga ora 15:00 në zyra të VV-së.
Ndërkaq, këto dy parti kanë thënë se janë pajtuar për shumicën e temave dhe se koalicionin e tyre po e mirëpresin qytetarët.