22:07 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Vetëvendosje e bindur për fitore në Kaçanik

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Kaçanik, beson bindshëm në triumfin në raundin e dytë të zgjedhjeve të dielën.

Lëvizja sot ka mbyllur fushatën në Kaçanik në krye me Jeton Rakën, teksa përkrahja e kaçanikasve nuk ka munguar.

“Sonte u vulos fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në komunën tonë. 144 është numri, Jeton Raka është emri, 14 nëntor është data, e diel është dita” ka shkruar Lëvizja në Facebook./Indeksonline