75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Z S

Vetëvendosje ende duke e diskutuar datën për tentimin e dytë për qeveri

Edhe 13 ditë ka në dispozicion mandatari për formimin e qeverisë, të bind deputetët për ta votuar qeverinë e re.

Të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.

Por, derisa afati kushtetues përfundon më 19 nëntor, në Lëvizjen Vetëvendosje ende nuk e ka ndarë mendjen se kur mund të kërkojnë sërish besimin e deputetëve për këtë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu përmes telefoni i ka thanë televizionit Dukagjini se janë duke e diskutuar ende se cila mund të jetë data e mbajtjes së seancës, por ende nuk kanë konkretizuar nëse do mbahet para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale ose pas tyre.

Në Institutin Demokratik të Kosovës, shohin pak shpresë se edhe Konjufca do të marr votat e nevojshme.

“Nga ajo cka po vrejmë nuk ka ndonjë gadishmëri ose vullnet politik, qoftë edhe të ndonjë deputeti apo koalicioni apo partie politike parlamenatare që përfaëson një numër të caktuar të ulësve në Kuvendin e Kosovës që do ta mbështesin një kandidatur të tillë, jo edhe nga ato subjekte politike të mëdhaja, dhe po vrehet qartë se kanë disponim që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku – KDI.

E nëse kjo ndodhë, Bugaqku thotë se do duhej gjetur një datë para festave të fundvitit ose zgjedhjet të mbahet krejt vitin tjetër.

“Data 28 ndonëse si datë kalendarike mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në Kosovë megjithatë mund të ketë disa sfida që mund të prodhohen si pasojë e mbajtjes së zgjedhjeve me këtë datë, KQZ-ja s’di sa do mund të ketë kapacitete të duhura brenda këtij limiti të shpejtë kohor, të organizojë e të mbaje zgjedhjet në këtë datë…”, ka deklaruar tutje ai.

Konjufca është kandidati i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, që synon të sigurojë shumicë, e nëse kjo nuk ndodh vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dështimi i mandatimit.

Më 26 tetor dështoi përpjekja për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, pasi që kandidati Albin Kurti mori vetëm 56 vota, nga 61 sa duheshin./Indeksonline/