Vetëvendosje “hakmerret” ndaj dy ish-deputetëve të saj, nis procedurat për largim nga komisionet

Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, së fundi kanë ndarë rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje. Ata i janë bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë për siç kanë thënë ata për një angazhim politik më ndryshe.
E megjithëse janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, ata vazhdojnë të jenë anëtarë në Komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pozita këto të marra në kohen sa ishin pjesë e partisë në pushtet.
Indeksonline merr vesh se Vetëvendosje pritet që t’i largojë ata nga komisionet, anëtarë të së cilës kanë qenë si deputë të VV-së.
Deputeti Eman Rrahmani tha se megjithëse është larguar nga VV-ja, ai vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve si deputet. Rrahmani thotë se nuk është njoftuar për largimin e tij nga komisionet parlamentare. Por thotë se Grupi parlamentar i VV-së ka të drejtë marrë vendime të tilla, të cilat Rrahmani i quan të natyrshme.
Ndërsa thotë se në momentin që kuvendi vendos në bazë rë propozimeve të grupeve parlamentare që të ketë formacione, për të gjithçka është në rregull.
“Për veprimet e tyre mund t’i pyesni ata. Kemi diskutuar për menyrën se si mund të bashkëpunojmë dhe veprimet që kanë të bëjnë me Grupin parlamentar të tyre, duhet ti drejtoheni atyre. Kurse sa i përket aktivitetit tim do të jem pjesë e angazhimeve si deputet dhe në komisione dhe në Kuvend me angazhim timin të pavarur. Nuk është çështje paralajmërimi. Nëse ata marrin vendime si Grup parlamentar e kanë të drejten e tyre, sepse janë çështje të cilat u takojnë atyre. Natyrshëm secili grup parlamentar, në momentin që nuk je pjesë e saj këkon që të rregullohen të lirohen pozitat, që u takojnë. Janë çështje e atyre. Natyrshëm do të vazhdojë me qenë pjesë e komisionit, derisa kuvendi nuk merr vendim tjetër, për shkak se bllokohet procesi i punës. Në momentin që kuvendi vendos në bazë rë propozimeve të grupeve parlamentare që të ketë formacione ne jemi në rregull me atë çështje”, tha Rrahmani.