Vetëvendosje hap fushatën në Prishtinë – Vitia: Fitorja jonë do të jetë e sigurt

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën në Prishtinë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hapja zyrtare është bërë në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës, ku të pranishëm ishin zyrtarë të partisë dhe disa nga kandidatët për deputetë.
Arben Vitia njëri nga kandidatët për deputet nga dega e Prishtinës, ka thënë se fitorja e VV-së do të jetë e sigurt.

“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”, tha ai.
