19:55 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Vetëvendosje hapë fushatën elektorale në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën e saj në Prishtinë. Ndërkohë që prijësit e listës së kësaj lëvizje Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë duke mbajtur fjalime para të pranishmëve.

Të dy liderët e VV-së për momentin janë duke e shpalosur programin e tyre para qytetarëve.

Ata tanë zgjedhur që të bëjnë fushatë duke iu përshtatur rrethanave të pandemisë COVID 19, përderisa mbështetësit e tyre janë mbledhur me vetura dhe iu është bërë thirrje që të qëndrojnë në vetura, me qëllim të mbajtës së distancës sipas protokolleve shëndetësore.