75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 28 Tetor 2025 / P M

Vetëvendosje i bën ofertë publike AAK-së në Pejë: Kryesuesin, plus gjashtë drejtori

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, sot i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të degës së AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha.

Në njoftimin e tij, Kelmendi thekson se Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit, duke shtuar se qyteti meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve.

“Sot, si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës, i kam dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK në Pejë, Dr. Ali Berisha.

Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim. Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të marrë përgjegjësi për Pejën dhe të vendosë në qendër punën, drejtësinë dhe qytetarin. Koha e varësisë nga pazaret e fshehta me Gorazhdecin dhe Listën Serbe duhet të marrë fund.

Më 9 nëntor fiton Peja, sepse jemi BASHKË me qytetarët që e votuan ndryshimin! “, ka shkruar ai.