75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje i reagon AGK-së: Gazetarët nuk qëndrojnë jashtë në ftohtë

Zëdhënësi për infromim i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Asociacionit të Gazëtarëve të Kosovës në thirrjen e tyre për të bojkotuar takimet e VV-së dhe LDK-së.

Manxhuka, ka shkruar se ai personalisht është kujdesur që gazetarët mos të presin në ftohtë.

Tutje ai ka thënë se reagimi i AGK-së është i paqëndrueshëm.

Reagimi i plotë:

Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashta objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqendrueshëm.

Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim. /IndeksOnline/