12:26 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje: Kalludra po bën gjykim të fshehtë ndaj deputetëve tanë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj gjyqtarit Kalludra i cili sot nuk ka lejuar që të transmetohet drejtëpërdrejtë nga seanca ku po gjykoheshin katër deputetët e VV-së.

Sipas kësaj partië, ky vendim tregon se po kryhet gjykim i fshehtë, përcjellë Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz

Në gjyqin e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtëpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryjnë këtë gjykim fshehtas.

Duke qenë se ky gjykim po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykihen sot, përfaqësuesit e tij.
Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikim e seancave.

Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta.

/Indeksonline/