08:34 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje kërkon të përsëritet votimi për shkarkimin e Rikalos

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kërkuar që të përsëritet votimi i djeshëm për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

“Ka parregullësi në votimin e djeshëm. Disa deputtëve uk ju ka funksionuar votimi. Kemi bazë për me konsideru atë votim të parregullt”, tha ai.

Ndërkaq kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se nuk mund të përsëritet votimi. Ai shtoi se edhe nëse gjashtë deputetë të VV-së do të votonin rezultati do të ishte negativ.

Haliti iu drejtua Aliut se për përsëritjen e votimit mund të bëjnë vetëm ndonjë kërkese si grup parlamentar.

Kuvendi dje nuk e ka mirattar mocionin e mosbesimit të kërkuar nga LDK-ja për shkarkimin e Rikalos./AktivPress