10:55 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje kërkon vazhdimin e seancës, Veseli jep 5 minuta pauzë

Pas vendimit të pozitës për largim nga seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të qëndrojë në sallë kështu duke kërkuar vazhdimin e seancës.

Por i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka kërkuar pesë minuta pushim, transmeton Indeksonline.

Njëherësh duke cekur se në sallën e Kuvendit janë opozita, por jo PDK, AAK dhe NISMA për Kosovën, përderisa tashmë ka arritur edhe Lista Serbe.

Në seancën e sotme parlamentare janë parashikuar 22 pika të rendit të ditës./Indeksonline/