19:40 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje mban tubim në Prizren, kështu duket salla (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në komunen e Prizrenit.

Salla ku është mbajtur ky tubim është dukur krejt e zbrazur – janë përdorur edhe perde që kjo sallë të duket sa më e mbushur. Për ta mbështetur kandidatin për kryetar, Mytaher Haskukën, në Prizren VV’ja ka dërguar njerëz edhe me autobusë.

Lëvizja Vetëvendosje e Visar Ymerit sonte është bërë përrallë në Prizren. Në sallën që është mbajtur një tubim elektoral, në mbështetje të kandidatit Mytaher Haskuka, janë parë karriget e zbrazura.

Vetëvendosje, për t’u dukur më e mbushur kjo sallë, ka përdorur edhe disa perde.
Po ashtu, në Prizren janë parë edhe autobusë nga komunat e tjera, që kanë dërguar njërëz për ta mbushur këtë sallë.

Gazeta Express sjell disa fotografi, që dëshmojnë këtë dështim të VV’së në Prizren.