Vetëvendosje mbërrin në Durrës me 17 mjete transporti e 31 ton ndihma
Sot të gjithë shqiptarët janë solidarizuar dhe po luten për vëllezërit nga Shqiptaria.
Tragjedia e orëve të para të mëngjesit të djeshëm, i bashkoi si kurrë më parë qytetarët anembanë trevave shqipfolëse.
Kosovarët, si gjithmonë u dolën në ndihmë vëllezërve e motrave në shtetin amë, teksa qindra mjete transporti u nisën drejt Durrësit, vendit më të prekur nga tërmeti, ku qëndrojnë në qiell të hapur shumë banorë që mbetën pa shtëpi, por edhe të tjerë nga frika, shkruan Indeksonline.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje kudo me pikat e saj u solidarizua, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.
Ndërsa rreth orës 01:30 pas mesnatës në Durrës kanë mbërritur 7 mjete transporti me 31 ton ndihma të dhurata nga qytetarët e Kosovës, nën organizimin e VV-së./Indeksonline/

