Vetëvendosje “mbush” Podujevën me zemra të kuqe
 
				Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur zemra të kuqe me fjongo nëpër qytetin e Podujevës.

Kjo fushatë me simbole e LVV-së po bëhet pasi kandidati i saj, Shpejtim Bulliqi, ka shkuar në balotazh me kundërkandidatin Ekrem Hyseni nga LDK.

Ai ka kohë 5 ditë për të bërë fushatë zgjedhore, teksa podujevasit do të zgjedhin kryetarin e tyre më 14 nëntor.
Bulliqi mori 44.00% të votave në Podujevë.



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                