Vetëvendosje me 18 asambleistë në Prishtinë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se 18 kandidatë të këtij suvjekti politik kanë arritur të bëhen asambleistë, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se LVV ka subjketin më të madh në asamblenë komunale.
“Në listën e kandidatëve tanë për asamble, çdonjëri është fitues!
Lista e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-së për asamble është lista më e votuar në Prishtinë. Qytetarët kanë vlerësuar moralin dhe profesionalizmin që kjo listë përfaqëson. Gjithsej 18 nga kandidatët tanë tashmë janë asambleistë, duke na bërë kështu subjektin më të madh në asamblenë komunale. Në një takim të përzemërt falënderova secilin për vetëdijen dhe standardin e lartë të vendosur në këtë garë dhe përkushtimin e tyre për shpalosjen e programit tonë në terren. U dakorduam që së bashku do punojmë drejt fitores së madhe të 14 nëntorit, fitore që do të jetë e secilit”, shkroi ai./IndeksOnline/