75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje me aksion në hyrjen të KQZ-së, akuzojnë Thaçin për bllokim të këtij institucioni

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar sot një aksion para zyrës së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për mos funksionalizimin e saj.

Përmes këtij aksioni, Vetëvendosje ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për bllokimin e këtij institucioni.

Deputetja e kësaj partie, Drita Millkau ka deklaruar se 37 asamblistë dhe një deputete, ende nuk kanë marrë detyrën. E tutje ajo shtoi se 13 subjekte politike nuk mund të marrin fondet shtetërore.

“Gjatë këtij viti KQZ do të  duhen të bënte shumë punë thjeshte, 37 asamblistë s’kanë mundur të marrin detyrën. 1 deputete është paralizuar sepse KQZ sepse nuk ka emëruar të cilën kanë marrë vendim për këtë. Nga bllokimi i KQZ, 13 subjekte nuk mundë marrin nga fondi shtetëror, pamundësimi i fondeve mungesë për këtë më së shumti po pëson opozitën sepse aktivitetet e saj janë të varura nga  fondet ngase pozita dihet se s’ka nevojë për to”, ka thënë Millaku.

Ajo shtoi poashtu se cenimi i integritetit të KQZ-së po ndikon edhe në zgjedhjet dhe demokracinë e vendit.

“KQZ po mundohet të bllokojë angazhimin politik të opozitës, KQZ po shkel vullnetin e votuesve. Përbërja e KQZ-së është si pasoj  zgjedhjeve dhe rezultate zgjedhore.  Cenimi i integritetit të KQZ i cenon edhe zgjedhjet ndërsa përbërja jo kushtetuese është antikushtetuese, po cenon demokracinë në vend po bënë shkelje të ligjit dhe  kushtetues së Kosovës për të cilin do të përgjigjet ligjbërësit”,tha tutje deputetja Millaku.

Vetëvendosje dhe LDK janë dy partitë të cilat janë ankuar edhe më parë për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi e për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës u zhvillua edhe një seancë e jashtëzakonshme parlamentare./Indeksonline/