Vetëvendosje me fushatë kundër blerjes së produkteve serbe

Rinia e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur sot në Prishtinë një fushatë kundër blerjes së produkteve serbe.
“Duke bojkotuar produktet serbe, ne ndalim financimin ndaj vendit që edhe 23 vite pas luftës, nuk ka kërkuar falje për krimet, shkatërrimet, vrasjet e masakrat e kryera mbi popullaten civile në Kosovë” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata kanë shpërndarë fletushka në qytet, ku kanë prezantuar produktet serbe që duhen bojkotuar.


Ky është njoftimi i plotë i LVV-së:
Asnjë cent Serbisë kriminale
Sot në Prishtinë, Rinia e Lëvizjes, filloi fushatën sensibilizuese për bojkotimin e produkteve të Serbisë.
Duke bojkotuar produktet serbe, ne ndalim financimin ndaj vendit që edhe 23 vite pas luftës, nuk ka kërkuar falje për krimet, shkatërrimet, vrasjet e masakrat e kryera mbi popullaten civile në Kosovë.
Duke bojkotuar këto produkte, ndalojmë financimet e grupeve kriminale që funksionojnë në veri të Republikës.
Andaj është obligim qytetar që të menjanojmë këto produkte.
Prandaj ju bëjmë thirrje, bojkotoni këto produkte. Blini sa më shumë produkte vendore, sepse kështu ndihmojmë zhvillimin e vendit. Mbroje Kosovën, dëmto grupet kriminale që luftojnë Republikën tonë!
Bojkoto barkodin 860.


