Vetëvendosje me konferencë të jashtëzakonshme pas dënimit të aktivistëve
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në orën 14:30.
Kjo konferencë mbahet pas vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila i dënoi me 21 vjet burgim katër aktivistët e kësaj lëvizjeje: Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën për sulmin në Kuvend gjatë korrikut të vitit të kaluar.