75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje, me 3 pika të grumbullimit të ndihmave për të prekurit nga tërmetet, në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tri pika grumbullimi, në zyrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta, batanije e shtrojë, barna e gjëra të tjera për t’u ndalë në ndihmë të gjithë shqiptarëve pas tërmeteve të mbrëmshme.

Pas grumbullimit ato do të transportohen në Shqipëri në koordinim me emergjencat civile, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri

Tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin. Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tri pika grumbullimi, në zyrat tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina).

Pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.

Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij çasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja.

Pikat grumbulluese:

Zyra e LV! në Prishtinë

Rr. Kasëm Haxhimurati nr. 12

Ne lagjan Arbëri/Dragodan

Zyra e LV! në Prizren

Rr. Adem Jashari nr. 104

Në qendër, ngjitur me QMI-në, afër Shtëpisë së Bardhë

Zyra e LV! në Gjakovë

Rr. Ismail Qemali pn.

Te Çarshia e Vjetër, përballë rektoratit