Vetëvendosje në Shqipëri: Parlamenti i Shqipërisë të miratojë rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit nga Serbia

Lëvizja Vetëvendosje, në Shqipëri nëpërmjet një letre i kërkon institucioneve, që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të njohë dhe të dënojë gjenocidin se Serbisë në Kosovë.
Sipas Vetëvendosjes, letra i është dërguar Ramës, Ruçit, Metës, dhe kryetarëve të PD, LSI, PDIU, Akademisë së Shkencave dhe Avokatit të Popullit.
“Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash’, shkruhet në kërkesën e VV në Shqipëri.
Letra vjen në një kohë në një kohë kur ish-drejtues të UÇK-së kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë.