Vetëvendosje ngritet në Deçan për 20 përqind, AAK-ja vazhdon ta ketë bastion

Kanë përfunduar votimi në 99 për qind të të gjitha vendvotimeve në mbarë vendin dhe njësoj ka ndodhur edhe në komunën e Deçanit.
Në statistikat e treguar në uebfaqen e KQZ-së , vërehet se partia e Albin Kurtit e cila doli fituese e këtyre zgjedhjeve , ka pësuar një ngritje të ndjeshme edhe në këtë komunë, derisa AAK-ja ndonëse me një rënie prej 10 përqind, vazhdon ta mbaj si bastion të saj këtë komunë.
Në vitin 2019 Vetëvendosje në komunën e Deçanit, nga dhe vjen kryetari i AAK-së Ramush Tahiri, kishte marrë 1 mijë e 143 vota apo 6,906 për qind.
Krahasuar me këtë rezultat partia e Kurtit edhe në këtë komunë ka pësuar një ngritje të madhe duke arritur që të marrë 26 për qind të votave apo përkthyer në vota 3 mijë e 728.
Ndryshe AAK ka arritur ta ruaj këtë bastion të saj duke dal sërish e para me 7 mijë e 589 vota, apo përkthyer në përqindje 52,92 përqind.
AAK-ja në zgjedhjet e 2019 kishte marrë 62.159 përqind të votave në Deçan apo 10 mijë e 288 vota./IndeksOnline

Zgjedhjet e 2019

Zgjedhjet e 14 shkurt 2021