75 Mall Live Search
20:44 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / B XH

Vetëvendosje nis festën në Mitrovicë për fitorën e Faton Pecit

Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në rezultatet që po publikohen nga KQZ për Mitrovicën e Jugut.

Derisa janë numëruar mbi 95% të votave, Peci po prin me 16 mijë e 963 vota apo 53.54%, kundrejt kandidati të PDK-së, Arian Tahirit i cili ka marrë 14 mijë e 717 vota apo 46,46%, raporton IndeksOnline.  

Ky rezultat ka bërë që mbështetësit e Vetëvendosjes të  mblidhen para selisë së partisë duke brohoritur emrin e kryetarit të partisë, Albin Kurti.  /IndeksOnline/