12:09 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje nuk e voton Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Ky vendim i tyre u bë i ditur nga deputetët e kësaj partie, Ismail Kurteshi dhe Xhelal Sfeçla.

Të njëjtin qëndrim ata ia prezantuan edhe organizatave të shoqërisë civile të cilët marshuan në kundërshtim të këtij projektligji, transmeton Indeksonline.

Madje Kurteshi tha se përkrahin kërkesat e shoqërisë civile, por që nuk kanë fuqi ta ndalojnë atë.

Ai tutje paralajmëroi se në rast se votohet atëherë do ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Unë besoj se nuk do të kalon, por nëse kalon do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj”, tha Kurteshi.