75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje paralajmëron protesta për ta ndalur Thaçin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë vendosur në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe po presin që të filloi seanca të cilën e ka thirrur opozita.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka thënë se ata po presin që të mbahet seanca e jashtëzakonshme që përmes një rezolute ta ndalojnë Thaçin që të dialogojë me Serbinë për çështjen e territorit

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ketë protesta.

“Ne po bëjmë përpjekje që ta ndalojmë përmes rezolutës, nëse kjo nuk ndodh, atëherë do thërrasim protesta”, ka deklaruar Kurteshi./Indeksonline/