Vetëvendosje publikon deklaratën e plotë të Kurtit për dështimin e VV-së në zgjedhjet lokale

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka publikuar deklaratën e plotë të kreut të VV-së, në lidhje me zgjedhjet e 14 nëntorit.
Ndër të tjera në këtë deklarate thuhet se kryetaret e rinj të komunave do të kenë shumë punë e beteja në përballje me krimin dhe korrupsionin, e posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku, sipas kryeministrit, para të mëdha nëpër qytetet tona po shpërlahen dukë shkatërruar me ndërtimin e egër, transmeton Indeksonline.
Deklarata e Kryeministrit dhe njëherit Kryetar i LV-së në lidhje me zgjedhjet e 14 nëntorit 2021:
Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. Me këtë rasti i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitetin.
I uroj të gjithë kryetarët e komunave të cilët u zgjodhën dje. Ata do të kenë shumë punë e beteja në përballje me krimin e korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku para të mëdha nëpër qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër.
Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë. Me të gjithë ata që duan ta luftojnë krimin dhe do t’i mbikëqyr me shumë vëmendje.
Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhen t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër VETËVENDOSJE!-s.