Vetëvendosje, refuzon të marrë pjesë në ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare

Ka filluar vazhdimi i seancës së kaluar plenare e në të cilën kanë mbetur për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare midis Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare, raporton IndeksOnline.
Hekuran Murati në emër të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Kjo pasi që sipas tij, kjo qeveri është ilegale dhe rrjedhimisht ka bërë që në mes të pandemisë të shkarkohej Qeveria e Kurtit.
Andaj nuk do të mund të japin votën e tyre pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje./IndeksOnline/