19:03 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje s’deklarohet për rastin e Ramabajës

Sadri Ramabaja është ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje i cili mbrëmë u arrestua nga Policia shqiptare në Durrës.

Në lidhje me arrestimin e tij Zeri.Info ka kontaktuar zyrtarin për medie Shkodran Hoti i cili nuk dha detaje në lidhje me rastin dhe tha se tani është vonë për të dale me një qendrim në lidhje me rastin e Sadri Ramabajës, nga LVV-ja.

Ndryshe, Ramabaja është i dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë, ndërsa për rastin të cilin u arrestua thuhet se ka të bëjë me tentimin e tij për të kaluar kufirin me Italinë me një dokument të bashkëpartiakut të tij Xhevdet Bislimi.