21:36 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje shërben me bakllavë të gjithë anëtarët (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar festën në Prizren por jo vetëm.

Kjo parti ka festuar pak më parë edhe në selinë e saj në Dragodan, për rezultatin e arritur të kandidatit Shpend Ahmeti në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Përpos zërave, brohoritjeve, duartrokitjeve e gjithë këtij organizimi, në Vetëvendosje është shpërndarë edhe ëmbëlsirë e llojit bakllavë.

Kjo gjë është arritur të xhirohet edhe nga Indeksonline, momenti kur njëra nga aktivistet u shërben me bakllavë të pranishmit./Indeksonline/