75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje: Thaçi ta shpjegojë se cili dokument ishte i vërtetë për Spitalin Amerikan!

Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për media është deklaruar rreth ndërtimit të objektit të Spitalit Amerikan, temë për të cilën para disa ditësh foli ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ky reagim i partisë së Albin Kurtit vjen pas denoncimit të bërë nga nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili për aferën “Spitali” dhe debati që u hap në vijim për vendimet e marra nga qeveritë e ndryshme për atë çështje.

“Ne si Vetëvendosje në vazhdimësi, që nga viti 2014, jemi angazhuar dhe kemi qenë kundër ndërtimit dhe funksionalizimit brenda QKUK-së. Një institucion i tillë është i panevojshëm dhe kundërligjshëm dhe nuk e ka vendin aty ku është ndërtuar dhe funksionalizuar”, ka deklaruar ai neuropsikiatri Jusuf Ulaj.

Më tej, Ulaj theksoi se ministri Ismaili, në konferencën para dy dite, u mundua ta shfajësoj PDK-në dhe të zhvendosë tërë fajin diku tjetër.

“Pak kohë pas kohë pas konferencës së ministrit Ismalili përmes një portali të afërm me pushtetin krahas fjalës së ministrit  u publikuan vendimet dhe mes tyre edhe një vendim i falsifikuar i  qeverisë që ka të njëjtin datë, të njëjtin numër protokolli por që ka përmbajtje krejtësisht tjetër në krahasim me dokumentin zyrtarë të qeverisë. Ne kërkojmë nga ish kryeministri Hashim Thaci të tregoj se cili prej këtyre vendimeve është i saktë dhe cili është i falsifikuar. Po ashtu kërkojmë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj që të publikoj transkripte të kësaj mbledhje të qeverisë  sepse këto transkripte janë hequr nga faqja zyrtare e kryeministrisë”

Nga ana tjetër, edhe Arben Vitia është deklaruar rreth kësaj çështje.

“Thellimin e hetimit për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë pavarësisht a kanë pas poste zyrtare apo jo.

Ministri i Shëndetësisë por edhe kryetari i Komunës kanë obligim ligjor që të marrin vendime kundrejt kësaj padrejtësie që i është bërë publikut dhe QKUK-së”, është shprehur ai. /Indeksonline/