13:03 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje thirri njëanshëm KUINT-in, LDK-ja u injorua edhe për ftesë

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa ambasadave të vendeve të Kuintit në Kosovë, përkatësisht ambasadës së SHBA-së, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Zyrës së Bashkimit Evropian.

Në këtë ftesë mësohet se mungon logoja e LDK-së dhe sigla e liderit të saj, Isa Mustafa, raporton IndeksOnline.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, dje përmes një prononcimi publik theksoi se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e sotëm midis dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e Kuintit.

“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu.

Ftesa e njëanshme e Kurtit, ku ambasadorët e Kuintit ftohen edhe në emër të LDK-së, është marrë me rezerva fillimisht nga stafi i tyre, të cilat tashmë janë duke e harmonizuar edhe qëndrimin lidhur me këtë çështje.

Ndonëse më herët shumica e tyre kishin deklaruar se nuk përzihen në çështje të brendshme, megjithatë vetë pjesëmarrja e ambasadorëve në takimin e sotëm është përzierje direkte./IndeksOnline/