75 Mall Live Search
15:12 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje ulet në pozitën e “bajraktarit” në Kuvend

Në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë arritur deputetët e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët e legjislaturës së shtatë nga radhët e VV-së tashmë kanë filluar të nënshkruhen në hyrje të sallës dhe të zënë vendet e tyre, transmeton Indeksonline.

Lideri i VV-së, Albin Kurti e emra të shumtë të Vetëvendosjes tashmë kanë arritur në Kuvend teksa edhe pritet që shumë shpejtë të nis seanca për konstitumin e Parlamentit të Kosovës. Në këtë legjislaturë VV si parti fituese e zgjedhjeve do të ketë pozicionim ,ku deputetët e kësaj partie do të kenë ulëset në mes të sallës.

Betimi i deputetëve do të jetë si pikë e dytë, kurse zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit është pikë e tretë e rendit të ditës në këtë seancë./Indeksonline/