11:59 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje: Vendimi i PZAP-it për rinumërim, skandaloz dhe tërësisht politik (Video)

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se vendimi i PZAP-së për rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren është vendim skandaloz, tërësisht politik dhe pa asnjë bazë juridike.

“Është vendim që synon pezullimin e vullnetit të qytetarëve. Është vendim absurd që kërkon edhe rinumërimin e votave me kusht dhe postë, ku ne ende nuk i kemi numëruar. Kërkoj nga QNR që të vazhdojë numërimin e votave me kusht siç ka qenë i planifikuar”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka kërkuar që të mos futet në rend dite diçka që është ende në shqyrtim ligjor.

“Pa vendosur Gjykata Supreme, nuk mund të merret vendimi nga KQZ-ja për vendimin e PZAP-it për rinumërim”, ka thënë Rrustemi.