Vetëvendosjes i largohet një asambleiste, VV mbetet pa grup në asamble!

Vetëvendosje nga sot nuk do të ketë grup të saj në asamblenë e Klinës. Kjo pasi që partisë së Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy asamblistë në Klinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sot asamblistja Lira Gashi-Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga grupi i asambleistëve të Vetëvendosjes, për të kaluar si e pavarur.
Indeksonline ka tentuar të kontaktojë Gashin për arsyet e largimit nga Vetëvendosje, por e njëjta nuk ka pranuar të përgjigjet./Indeksonline/