75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / k.v

Vetëvrasja e Sokol Halilit, pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes (Video/foto)

Vrasësi i gruas shtatzënë në oborr të QKUK-së, Sokol Halili, i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij.

Përkundër përpjekjes së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, Sokoli vrau veten.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sjell pamje nga shtëpia e tij e cila është e blinduar nga forcat policore.

Policia ishte në kërkim të tij që 40 orë, ndërsa sot u bë i mundur lokalizimi i tij.

Lajmin se ai e vrau vetën e dha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka thënë Sveçla.

Ai njoftoi se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit./IndeksOnline/