08:35 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Andronika

Vetëvrasja e Sokol Halitit, policia del me raport

Policia e Kosovës, ka dërguar raportin në lidhje me vetëvrasjen e Sokol Halilit, personit që vrau ish-bashkëshorten shtatzënë dhe më pas veten.

Raporti i plotë:

Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45.

Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit  kosovar lidhur me rastin vrasje.

Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.