75 Mall Live Search
20:56 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

Vetëvrasje në Pejë, policia jep detajet e fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, saktësisht në lagjen Puhovc.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/