Vetëvritet 53-vjeçari në Gjilan

Sot në mesditë një person ka kryer vetëvrasje në fshatin Bresalc të Gjilanit, shkruan Indeksonline.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Viktima i takon gjinisë mashkullore dhe është i moshës 53 vjeç.
“Në orët e pasdites është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull 53 vjeçar. Vdekjen e ka konstatu në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Dyshohet për vetëvrasje. Fillimisht rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë””, tha ai.