Vetëvritet aktori i njohur i “Bollywood-it”

Aktori i njohur dhe mjaft i suksesshëm i Bollywood-it Sushant Singh ka humbur jetën ditën e sotme. Ai është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Bandra, Mumbai. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vetëvrasje, por policia po vazhdon hetimet.
34-vjeçari bëri debutimin e parë televiziv në vitin 2008 me “Kis Desh Mein Hai Meraa Dil” dhe më pas mori pjesë në seri të tjera mjaft të suksesshme, nga ku ka fituar edhe çmime si aktori më i mirë.
